75 Mall Live Search
13:30 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit pritet t’i bashkohet PDK-së!

Njëri prej personave me ndikim të madh në komunën e Podujevës pritet t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Avni Ajetin, bashkëluftëtarin e heroit Zahir Pajaziti.  Burime tona tregojnë se ai shumë shpejtë do të jetë pjesë e subjektit të cilin e drejton Kadri Veseli.

Neglizhimi dhe lënia anash e Llapit nga institucionet qendrore të Republikës janë arsyet që e kanë nxitur Ajetin të inkuadrohet në PDK.

Podujeva, komuna më e madhe me territor, ndërsa e katërta me numër të votuesve, nuk ka asnjë ministër në përbërjen e qeverisë të tanishme. Kjo ishte kërkesë parësore që Ajeti ia parashtroi kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, në një takim që zhvilloi gjatë ditës së djeshme.

Ndryshe, Veseli gjatë takimet me strukturat e zgjedhura të degës së PDK-së në Podujevë potencoi suksesin e procesit zgjedhor demokratik në këtë degë.

Duke folur për vizionin dhe rolin e PDK-së dhe Dekadës së Re, Veseli ka shtuar se pavarësisht se nuk fituar, PDK-ja ka bërë për Podujevën.

“Kemi obligim t’iu japim mundësi qytetarëve të Podujevës dhe të Kosovës që edhe ata të jenë kontribut dhënës. Prioritet i yni mbetet anëtarësimi në BE, pavarësisht se po ndodhin padrejtësi ndaj Kosovës, por ne nuk duhet të ftohemi nga Bashkimi Evropian se ne i takojmë Evropës. Duhet të punojmë më shumë, që Kosovën duhet ta bëjmë një mundësi për të jetuar, e këtë ka mundësi ta bëjë PDK-ja. Ky është besimi që ne kërkojmë nga qytetarët e Podujevës që të jen më të fuqishëm në konceptin e partisë tonë”, ka deklaruar ai. /Indeksonline/