75 Mall Live Search
16:44 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Buffon rikthehet te Juventus vetëm për të thyer rekordin e Maldinit

Gianluigi Buffon pritet të rikthehet te Juventusi edhe për një sezon tjetër.

Pasi kaloi një sezon te PSG, ish-kapiteni i Juves vendosi të rikthehet te skuadra ku bëri emër, madje pranoi të qëndroj si rezervist i
Wojciech Szczęsny.

Buffon pritet të nënshkruaj një kontratë një vjeçare dhe ka vetëm një kërkesë për klubin, të bëjë të paktën tetë paraqitje në Serie A për të thyer rekordin që mban Paolo Maldini.

Kapiteni legjendar i Milanit ka 647 paraqitje në Serie A, shtatë më shumë se Buffom dhe ky i fundit tenton të bëhet njeriu me më shumë paraqitje. /IndeksOnline/