75 Mall Live Search
17:17 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Do të bëhem ‘Robin Hoodi evropian’, që të kontrabandohet ushqim tek serbët në veri

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Serbia po përdor rrugë malore si alternativa për të dërguar mallra në veri të Kosovës, në mënyrë që të shmangin taksën 100%.

Sigurisht se një deklarate e tillë vetëm sa do të përkeqësojë marrëdhëniet Prishtinë-Beograd, që tash e një kohë janë të acaruara.

Vuçiq para gazetarëve sot ka theksuar se Serbia do të vazhdojë të dërgojë kamionë furnizues nëpër rrugët malore, që shpesh herë përdoret nga kontrabandistë në mënyrë që mallrat të arrijnë tek destinacioni i caktuar.

“Ne do të bëjmë çfarëdo që të jetë e mundur për të dërguar ushqimin, pijet dhe medikamentet tek populli ynë. Edhe nëse unë bëhem një Robin Hood famëkeq evropian..si Vuçiq-i i çmendur që dërgon ushqim e uji nga pylli”, ka deklaruar ai, transmeton Indeksonline.

Ndryshe serbët në veri janë zotuar për besnikëri ndaj Beogradit, duke refuzuar kështu edhe blerjen e mallrave të Kosovës të cilët Qeveria i dërgoi me kamionë që nga dita e hënë.

Dyqanet serbe në këtë anë qëndruan të mbyllura deri sot, ndërsa taksa 100% është vendosur që nga muaji nëntor dhe nga Qeveria e Kosovës kanë deklaruar se mallrat që vinin nga Serbia tashmë janë zëvendësuar nga importet e vendeve tjera./Indeksonline/