Nicki Minaj me performancë të pazakontë në Arabinë Saudite
Nicki Minaj do të performojë në Arabinë Saudite, ne festivalin e muzikes “Jeddah World Fest” më 18 korrik , është bërë e ditur sot.
Reperja femër është e njohur për stilin e saj të çuditshëm, provokues dhe hitet si “Anaconda” ku ajo e k ate zakonshme ti komentoj linjat e saja ne tekste, dhe videoklipet me “Twerk” , e që në Arabinë Saudite , kjo është e pazakonshme.
Organizatorët sauditë njoftuan se ajo do të jetë dicka e rëndësishme për “Jeddah World Fest” I cili do të mbahet më 18 korrik.
Koncerti do të përputhje me ligjet saudite, është pa alkool dhe drogë si dhe është i hapur për grupmshat mbi 16 vjeç, dhe do të zhvillohet në stadiumin “King Abdullah Sports” në qytetin e Detit të Kuq.
Reagimet në mediat sociale janë nga me të ndryshmet, nga ato te tronditura e zhgenjyera, deri tek gëzimi.
Organizatorët sauditë thanë se koncerti do të transmetohet në nivel global dhe do të mbulohet nga MTV.
Ndër artistët tjerë përfshihen edhe artisti britanik Liam Payne dhe DJ-në amerikan Steve Aoki. /Indeksonline/