75 Mall Live Search
20:04 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Babai i Hummels ‘sulmon’ Bayernin

30,5 milionë euro ka paguar Borussia Dortmund për Mats Hummels. Dortmund e mori për t’i dhënë çelësat e prapavijës, teksa te Bayern ai e kishte humbur vendin e formacionit.

Te bavarezët, aftësitë e Hummels nuk vlerësoheshin muajt e fundit, diçka që ka inatosur babanë e tij Hermann Hummels, i cili ka kritikuar kampionët e Gjermanisë në Sport Bild.

“Një lojtar zakonisht paguhet me dy monedha: në fillim është rroga që merr, ndërsa e dyta është vlerësimi që duhet të ketë klubi për të”.

“Secili ka preferencat e tij, por për ne vlerësimi luan një rol shumë të rëndësishëm.”