Manchester City riblen Angelinon
Manchester City riktheu në shtëpi një futbollist të cilin e kishte shitur vetëm një vit më parë. Citiziens konfirmuan nënshkrimin me mbrojtësin Angelino, i cili ishte transferuar përfundimisht te PSV Eindhoven vetëm verën e kaluar.
Në kontratën e shitjes së tij drejtuesit e City-t kishin vendosur një klauzolë për riblerjen e spanjollit për shumën e 12 milionë eurove.
Paraqitjet e mira të 22-vjeçarit me holandezët kanë bërë që drejtuesit anglezë të mendojnë për riblerjen e tij, duke qenë tashmë një alternativë më shumë për Guardiolën në krahun e majtë të mbrojtjes.
SO good to have you back! ? pic.twitter.com/YKOHW8L62Q
— Manchester City (@ManCity) July 3, 2019