75 Mall Live Search
13:50 / E Premte, 05 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Fyt për fyt”, Juve e Napoli për Icardin

Një garë interesante në afatin kalimtar është duke u zhvilluar orëve të fundit në Itali. Juventus e Napoli janë në garë “fyt për fyt” për sulmuesin e Interit, Mauricio Icardi.

Dy skuadrat janë në kontakte të avansuara me lojtarin dhe menaxherin e tij.

Juve është e gatshme t’i jap Icardit pagë më të majme, por që Napoli ofron më shumë para për blerjen e tij.

Oferta e parë e kampionëve për argjentinasin është 40 milionë euro, ndërsa Napoli raportohet se mund të ofrojë 55 milionë euro. /Indeksonline/