75 Mall Live Search
10:09 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ekzaminerët e arrestuar për dyshime me dallavere të patentë-shoferëve

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Republikës ka zhvilluar një aksion ditën e djeshme në Prishtinë ku ka arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë.

Indeksonline mëson se në mesin e të arrestuarve ishte disa zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, respektivisht ekzimaner.

Indeksonline mëson se dy ekzaminerët e arrestuar janë; Eduard Brahimaj dhe Azem Miftari.

Ky i fundit i ishte bashkuar Ministrisë së Infrastrukturës vitin e kaluar, saktësisht 17 nëntor 2018. Ndërsa, Brahimaj pjesë e MIT-it ishte që nga 1 marsi i 2018-ës.

Azem Miftari

Eduard Brahimaj

Ndryshe, e arrestuar nga ky aksion ishte edhe drejtoresha e departamentit për patentë shofer, Filiz Krasniqi. /Indeksonline/