‘Bllokohet’ pika kufitare në Muriqan – Kosovarët diskriminohen, veturat e Shqipërisë kalojnë pa problem
Kolona të gjatë janë krijuar në pikën kufitare Muriqan, që lidhë Kosovën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.
Indeksonline mëson se pritjet janë duke shkuar deri në 3 orë.

Ndërsa, mësohet se diskriminim i madh po bëhet ndaj veturave me tabela të Republikës së Kosovës.
Mirëpo, ndryshe po veprohet me ato të Shqipërisë.
Automjetet me tabela shqiptare kalimin e këtij kufiri po e bëjnë pa asnjë pritje të vetme.
