75 Mall Live Search
19:48 / E Shtunë, 06 Korrik 2019 / indeksADMonline

Flaka Loxha fiton medaljen e artë, në gjysmëfinale mposhti serben

Flaka Loxha ka fituar medaljen e artë në Kupën Evropiane të xhudos për juniore “Sarajeva 2019”.

Xhudistja jonë doli kampione në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Ajo shënoi katër fitore, kurse rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Në finale mundi holandezen, Van de Meeberg, kurse në gjysmëfinale triumfoi ndaj serbes, Marica Perisiq. /IndeksOnline/