75 Mall Live Search
08:20 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Elvana Gjata e ‘kall’ atmosferën në Gjakovë, zbulon një sekret

Mbrëmë Elvana Gjata ka performuar në qytetin e Gjakovës ku është pritur në mënyrën më të mirë nga fansat e saj të shumtë, shkruan Indeksonline.

Posa kishte dalë në skenë këngëtarja filluan brohoritjet dhe ovacionet nga publiku, që e priti në mënyrën më të mirë këngëtarën e cila me performancën e saj kënaqi publikun e pranishëm.

Këngëtarja me nostalgji tregoi se koncerti i parë në karrierën e saj ka qenë pikërisht në Gjakovë.

E me një performancë të zjarrtë publiku e shijoi çdo moment atmosferën që solli këngëtarja. /Indeksonline/