75 Mall Live Search
13:31 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vuçiq bën propagandë me fëmijët serbë nga Kosova: Beogradi është kryeqyteti juaj

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pritur sot në Beograd fëmijë të shkollave fillore nga komunat me shumicë serbe të Kosovës, transmeton Indeksonline.

“Mesazhi im më i rëndësishëm është të mësosh, të jesh i denjë dhe të dëgjosh prindërit. Të luftojmë dhe të qëndrojmë në Kosovë dhe Metohi” ju drejtua fëmijëve Vuçiq.

Kreu i shtetit serb vazhdon me propagandë duke e instaluar atë edhe të fëmijët e moshave të reja, duke ju thënë se nuk duhet të harroni që Beogradi është kryeqyteti juaj. /Indeksonline/