Arsenal dhe Newcastle të interesuar për Strakoshën
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio në këtë afat kalimtar.
Sipas “Tuttomercatoweb” Arsenali dhe Newcastle United janë të interesuar për portierin 24-vjeçar, por shumë që kërkon Lazio prej 40 milionë euro shihet si pengesë.
Kohë më parë interesim për lojtarin shqiptar kishin shfaqur edhe West Ham United dhe Tottenham Hotspur.
Thomas Strakosha ka regjistruar 94 paraqitje në Serinë A, kurse kontrata me Lazion është valide deri në vitin 2022.