75 Mall Live Search
22:58 / E Diele, 07 Korrik 2019 / indeksADMonline

Tenderi i MZHE-së anulohet, ministria jep arsye tejet qesharake!

Ministria e Zhvillimit Ekonomik ditë më parë kishte hapur konkursin për tenderin e radhës.

Kësaj radhe, ministria e cila drejtohet nga Valdrin Lluka kishin në plan furnizimin me ujë si dhe aparate uji.

Megjithëse të interesuarit kanë dorezuar aplikacionet për tenderin në fjalë, ai është anuluar, shkruan Indeksonline.

Sipas njoftimit të publikuar nga prokurimi, arsye e ‘dështimit’ ka qenë pasi që çelësat ose kanë humbur ose nuk janë pranuar.

Megjithëse nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me këtë tender, supozohet se kanë qenë çelësat ata që kanë bllokuar gjithë këtë tender! /Indeksonline/