75 Mall Live Search
07:13 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës mbajnë sot protestë me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e saj.

Pas ndalimit të lojërave të fatit sipas ligjit të miratuar nga Kuvendi i ku janë përfshirë edhe lojërat e lotarisë, Lotaria e Kosovës e ka ndërprerë veprimtarinë e saj.

“Nga ajo kohë e deri më sot nuk është marrë asnjë iniciativë për hartimin e ligjit të veçantë për Lotarinë e Kosovë, ashtu siç është premtuar. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave”, thuhet në njoftim.

Siç njoftohet, protesta e paralajmëruar do të vazhdohet gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesave të punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Edhe javën e kaluar këta punëtorë kanë mbajtur një protestë para Qeverisë.

Protesta mbahet para objektit të Qeverisë, me fillim nga ora 11:00./Indeksonline/