75 Mall Live Search
08:56 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Megjithatë policia vendos rend dhe ligj në Prishtinë, dënime për makinat e parkuara keq

Kryeqyteti i Kosovës shpesh ka ngjallur pakënaqësi të shumta tek qytetarët sa i përket vendosjes së rendit dhe ligjit, teksa janë pikërisht ata që bëjnë shkelje të tilla.

Derisa Komunës së Prishtinës i vihet gishti për gjithçka që ndodhë brenda këtij qyteti, veçmas për trafik, janë Policia e Kosovës ata të cilët nuk falin dhe janë përherë kudo për sigurinë e qytetarit, por edhe për të ndëshkuar ata që nuk respektojnë rregullat, përcjellë Indeksonline.

Në orët e para të mëngjesit policia ka nisur t’u vë dënime dhe t’ua konfiskojë veturat shoferëve të cilët kanë parkuar në vende të ndaluara veturat e tyre.

Në rrugën “Fehmi Agani” një nga pjesët më të frekuentuara të Prishtinës, tashmë kanë nisur gjobat e para./Indeksonline/