75 Mall Live Search
08:58 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Teuta Haxhiu e fton Isa Mustafën të bashkohet me AAK-në!

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu i ka bërë një ftesë Isa Mustafës. Ajo e ka porositur ish-kryeministrin që të bashkohet me partinë e Ramush Haradinajt.

Sipas Haxhiut, Isa duhet të bashkohet me AAK-në sepse nuk ka vend diku tjetër.

“Per ish Kryeministrin Isa Mustafa , nje porosi e kam, eja në AAK se tjeter kun ski vend,
Sa i përket zgjedhjeve ktu jemi” shkruan Haxhiu në porosinë dërguar Isa Mustafës./Indeksonline/