75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ylli i Premierligës transferohet te skuadra kineze

Shanghai SIPG ka bërë një supertransferim nga Premierliga.

Skuadra kineze ka transferuar sulmuesin e West Hamit, Marko Arnautovic, shkruan Indeksonline.

Nga ky transferim skuadra angleze do të përfitoj rreth 25 milionë euro.

Austriaku 30-vjeçar largohet pas dy sezoneve në stadiumin e Londrës, gjatë të cilit ai shënoi 22 gola në 65 paraqitje. /IndeksOnline/