75 Mall Live Search
10:58 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Donis Avdijaj shumë afër skuadrës turke

Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj pritet shumë shpejtë të transferohet në Turqi.

Ish-ylli i Schalkes do të bashkohet me skuadrën nga Superliga turke, Trabzonspor, shkruan Indeksonline.

Siç raportohet, skuadra turke ka ofruar pagë prej 250 mijë euro në sezon për kosovarin.

Avdijaj nga muaji mars është pa skuadër pasi iu ndërpre kontrata me Williem II.

22 vjeçari ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Kosovën, ku ka shënuar dy gola. /IndeksOnline/