75 Mall Live Search
11:52 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pa asnjë cent dhe relaks, qytetarë të shumtë kaluan vikendin në Liqenin e Mitrovicës

Temperaturat e larta ditëve të fundit kanë bërë që shumë qytetarë të zgjedhin vende të ndryshme relaksi e freskie për të kaluar vikendet.

Ndonëse në vendin tonë dita-ditës po hapen edhe pishina të ndryshme madje edhe të ndërtuara me plane e standarde të larta moderne, çmimet e tyre lënë për të dëshiruar.

Në parqet e reja me ujëvara e bazene, një biletë është hiç më lirë se 8 euro për një të rritur e kjo shumë shkon në 10 gjatë vikendeve. Shumë kjo e lartë për gjepin e një qytetari në Kosovë, përcjellë Indeksonline.

Kjo ka bërë që në vendin tonë qytetarët të marrin rreze dielli edhe në liqene, e vende të tjera që hyrja është falas.

Qytetarë të shumtë u panë këtë vikend në Liqenin Akumulues të Mitrovicës. Jo vetëm që kanë kursyer gjepin, por ata edhe kanë shijuar bukuritë e mahnitshme të kësaj pjese./Indeksonline/