75 Mall Live Search
12:40 / E Hënë, 08 Korrik 2019 / indeksADMonline

Alidema sot i jep lamtumirën Llapit, skuadra del me njoftim zyrtar për të

Festim Alidema do të jetë sot për herë të fundit si lojtar i Llapit. Supertalenti nga Vitia do ta vazhdojë karrierën në Kroaci.

Për këtë, Llapi ka dalur me një njoftim zyrtar dhe ka një informacion për tifozët.

”Klubi njofton të gjithë futbolldashësit llapjanë se kush dëshiron të përshëndetet me futbollistin Festim Alidema mund ta bëj sot në stërvitjet e pasdites, pasi sot është dita e fundit e Festimit si futbollist i Llapit, kurse nesër do të udhëtoj drejt Kroacisë për tu prezantuar tek skuadra e tij e re. Festimi do ti mungoj shumë klubit dhe tifozëve të cilët e kanë përkrahur shumë nga ardhja e tij tek Llapi deri më sot, ndërsa klubi i Llapit ndihet krenar që do avancohet në arenën evropiane, tek skuadrat evropiane” thuhet në njoftimin e Llapit./Indeksonline