Zyrtare: Sulmuesi nga Istogu bëhet me skuadër të re
Sulmuesi nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë, Azdren Llullaku, ka firmosur me ekipin e Shakhtar Soligorsk në Bjellorusi.
Ai do të forcoj sulmin me shqiptarin tjetër Elis Bakaj, ndërsa ka një kontratë 1 vjeçare e gjysmë që mbyllet në janarin e 2020.
Futbollisti nga Istogu e la ekipin e Astrës në Rumani pas problemeve ekonomike dhe nis një tjetër sdë të rëndësishme në karrierën e tij. Klubi zyrtarizoi marrëveshjen përmes një postimi në faqet zyrtare.
Llullaku më parë ka bërë karrierë edhe në Itali e Kazakistan.