75 Mall Live Search
08:21 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Dani Alves kritikon Messin

Alves e kritkon ish-bashklojtarin e tij tek Barça, Lionel Messin për mungesë të respektit, pas pretendimeve për korrupsion në Copa America, nga ylli i Argjentinës.

Messi pretendoi se zyrtarët kishin favorizuar Brazilin gjatë gjithë garës, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi ishte veçanërisht kritik pas një vendimi për të mos i dhënë një penallti Agueros, po ashtu ishte kritik pas një kartoni të kuq, që e mori Messi pas një konfrontimi me mesfushorin e Kilit, Gary Medel.

Komentet e Messit gjithashtu bënë që Drejtuesi i Brazilit Tite të thoshte se një yll si Messi, duhet të tregojë më shumë respekt.

Dhe Alves i bëri jehonë mendimeve të trajnerit të tij, duke përsëritur se Messi mbetet një mik i dashur, por një mik që beson gabim.

“Një mik nuk është gjithmonë i drejtë vetëm për shkak se ai është një mik. Ju mund ta thoni atë në vapën e momentit, por unë ende nuk do të pajtohem”, tha Alves.

“Së pari, ai është duke mos respektuar një institucion të tillë si Selecao, sipas mendimit tim. Së dyti, ai është duke mos respektuar disa profesionistë”.

“Unë jam një mik i cili gjithmonë tregon të vërtetën kur është e duhur dhe mendoj se ai ishte gabim për t’i thënë këto gjëra”.

Kurse Alves e përkrahi Neymar, pas disa kritikave për mos paraqitjen e tij, në stërvitje, tek PSG./Indeksonline/.