75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Një person në Ferizaj ka sulmuar fizikisht një pjestarë të Policisë së Kosovës

Një person gjatë ditës së djeshme në Ferizaj ka penguar dy zyrtarë policorë në kryerjen e detyrës, ku pastaj edhe kishte sulmuar fizikisht njërin nga ta.

Polici kishte marrë lëndime të lehta nga ky sulm, dhe ka pranuar tretman mjekësor, mirëpo edhe të dyshuarëve ju është ofruar tretmani mjekësor, kjo u bë e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, përcjell Indeksonline.

 

Sipas policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse rasti është cilësuar si Pengim i Personit Zyrtar në Detyrë./Indeksonline.