Arsenal afër nëshkrimit prej 28 milionë euro me një mbrojtës
Mbrojtësi i Saint-Etienne, William Saliba thuhet se do të udhëtojë për në Angli për të finalizuar transferimin e tij në Arsenal.
Megjithatë, qendërmbrojtësi i ri është në formë huazimi në Ligen 1 për sezonin 2019/20, mirëpo Arsenal shpreson se do ta sjell atë në Emirates pas një viti, transmeton Indeksonline.
Saliba duket një transferim i mirë nga Arsenali nëse ata arrijnë ta bëjnë atë, e që flitet se do t’i kushtojë rreth 28 milion euro.
Arsenali ka nevojë për mbrojtës të rinj tani pasi që Shkodran Mustafi është duke luftuar për formën e tij.
Mbrojtja e Unai Emery pranoi 51 gola në Premier League sezonin e kaluar, gjë që i kushtoi atyre me rënditje në vend të katërt.
Edhe nëse nënshkruan me Salibën, Arsenali duhet të transferoj ndonjë mbrojtës të ri, i cili mund të luaj menjëherë./Indeksonline/.