Banorët e zonës treguan, Komuna e Prishtinës dënon qytetarin që ndoti ambientin
Duke qenë qyteti më i populluar dhe më i madh në vend, Prishtina vazhdon të jetë një nga vendet më të ndotura në Kosovë.
Sigurisht, ndotësit më të mëdhenj janë vet qytetarët, por jo edhe ky banus nuk i ka shpëtuar dot gjobës, përcjellë Indeksonline.
Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës përmes një postimi ka bërë të ditur se qytetari që ka hedh mbeturinat në vendin jo të duhur sot ka marrë dënimin e merituar, e identifikimi i tij është bërë përmes ndihmës së banorëve të zonës.
“Me ndihmën e banorëve të zonës është zbuluar se kush i ka hedhur këto mbeturina.
Përveç gjobës, pala është obliguar që ta pastrojë hapësirën në prezencë të inspektorëve”, ka shkruar Tahiri.
Ndryshe, qytetari që ka hudhur mbeturinat është dënuar me 100 euro./Indeksonline/
