75 Mall Live Search
17:06 / E Martë, 09 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vuçiq: Do t’i investojmë mbi 80 milionë euro në Kosovë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do të investojë mbi 80 milionë euro në Kosovë.

Madje ai tha se investimet do të fokusohen në zonën e Dukagjinit dhe të Anamoravës.

Sipas tij këto investime kanë të bëjnë me ndryshimin e jetës së serbëve të cilët jetojnë në Kosovë, transmeton Indeksonline.

“Duam që të shohim progres gjithkund.Ne mund ta bëjmë këtë sepse kemi para.  E gjithë kjo do të ishte histori boshe nëse nuk do të kishim reforma të siguruara nga organizmi i financave publike”, tha ai./Indeksonline/