Bytyqi i lumtur me barazimin, e quan Feronikelin ekip të zemrës
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është shprehur i lumtur me barazimin e Feronikelit ndaj kamionit të Uellsit, TNS.
Ai ka thënë se për këtë klub është shumë i lidhur për faktin se dikur edhe vet ka kaluar disa vite si futbollist, transmeton Indeksonline.
“Shumë i lumtur me barazimin e arritur nga ekipi im i zemrës, Feronikeli, ndaj kampionit të Uellsit, TNS, në kuadër të fazës kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Të jashtëzakonshëm ishin futbollistët e Feronikelit, klubit me të cilin jam shumë i lidhur për faktin se dikur edhe vet kam kaluar disa vite si futbollist profesionist.
Suksese djema! Besoj shumë në rrugëtimin tuaj drejt inkuadrimit në grupet e UCL”, ka shkruar ai./Indeksonline/