Anceloti e refuzon kategorikisht Icardin
Carlo Ancelotti, trajneri i Napolit, në lidhje me mundësinë që Insigne të shkojë te Interi dhe Icardi te Napoli, mohoi kategorikisht që ka shanse të ndodhë kjo gjë.
“Jo! Insigne është kapiteni i Napolit dhe lideri im. Nuk e ndërroj me Icardin”, ka thënë tekniku italian.
Një refuzim ky që hedh poshtë shanset që të kryhej ky operacion, edhe pse trajneri i Napolit e di mjaft mirë se një sulmues do t’i bënte punë.