Aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Në këtë aksident janë përfshirë një autobus dhe një kamionetë.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, përpos dëmeve materiale, transmeton Indeksonline.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Besi, kurse si pasojë e kësaj dhe reshjeve të shumta të shiut ka edhe kolona të gjata./Indeksonline/
