75 Mall Live Search
12:14 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Arrestohet një person në Malishevë, shiti certifikata të aftësive profesionale të falsifikuara

Është arrestuar një person i dyshuar në Malishevë të Gjakovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur certifikata të aftësive profesionale të falsifikuara 250 deri në 300 euro për certifikatë.

Lidhur me rastin janë edhe tre persona të tjerë të dyshuar, dy prej tyre janë intervistuar kurse njëri gjendet jashtë shtetit, transmeton Indeksonline.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Indeksonline/