75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Pamje ekskluzive nga vendi turistik grek, gjithçka e shkatërruar

Një stuhi ka goditur Halkidikin e Greqisë gjatë ditës së djeshme duke i lënë të vdekur gjashtë persona.

Nga raportimet në Greqi besohet që të gjithë të vdekurit janë turistë, ku në mesin e tyre edhe një romun i moshës 8 vjeçare, shkruan Indeksonline.

Pjesë e tmerrit në Greqi ishte edhe një familje nga Kosova. Indeksonline kishte kontaktuar me ta për të rrëfyer se çka kishin përjetuar.

Është e konfirmuar se asnjë qytetarë nga Kosova nuk është lënduar.

Tashmë, janë publikuar disa pamje ekskluzive që tregojnë dëmet që ka bërë stuhia.

Në fotografitë e publikuar mund të shihet se gati çdo gjë është shkatërruar në këtë vend turistik.

Në Halkidiki shpejtë kishin ndërhyrë edhe përgjegjësit e emergjencave të cilët dërguan në fillim 150 persona, 55 automjete zjarrfikësish, 40 makina të qarkut dhe 100 persona në veprim e sipër./Indeksonline/