Studimi francez: Pijet me sheqer rrisin rrezikun për kancer
Vetëm një gotë me lëng frutash apo pijesh me sheqer në ditë, mund të shtojë rrezikun për kancer me rreth 20%.
Zbulimi është bërë nga një studim i ri i shkencëtarëve francezë te Universitetit te Sorbon, të cilët kanë marrë në shqyrtim 100 mijë të rritur për 5 vite.
Ekspertët e fushës këshilluan reduktimin e pijeve me sheqer për të pasur shëndet më të mirë. Megjithatë, shkencëtarë të tjerë theksojnë se kjo nuk është përfundimtare dhe kërkojnë zhvillimin e një studimi akoma më të zgjeruar lidhur me efektet e pijeve me sheqer.