Agjenti i Martinez: Nëse Messi dëshiron të luajë me Martinez ai duhet të luajë për Interin
Pasi Messi e kishte lavdëruar lojtarin, agjenti i tij tha se ndjehet i kënaqur që këtë e ka bërë lojtari më i mirë në botë, përcjell Indeksonline.
“Lautaro ishte jashtëzakonisht i lumtur. Dëshira për të punuar edhe më shumë dhe për tu përmirësuar, për të mësuar detaje të reja dhe për të synuar arritjen e synimeve”.
Interi ishte lidhur me Barcelonën javët e fundit pas shfaqjeve të tij mbresëlënëse në Copa America.
“Lautaro mendon vetëm për Interin. Ai është i lumtur në Inter dhe i ka ëndrrat e mëdha. Conte e thirri atë për t’i treguar atij se si të punojë, se ai mbështetet tek ai dhe se ai është shumë i lumtur që e ka atë në ekip. Është e vërtetë se ka interes nga ana e Blaugranëve për Martinez. Por unë përsëris: Lautaro mbetet në këtë klub. Le ta mbyllim atë me një shaka: nëse Messi dëshiron të luajë me Martinez, atëherë të shkojë ai në Inter”. U deklarua agjenti i lojtarit./Indeksonline/.