75 Mall Live Search
10:52 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nadal reagon pas humbjes ndaj Federer

Roger Federer arriti të siguroj biletën për finalen e Wimbledon, pasi në gjysmëfinale e mposhti Rafael Nadal me rezultat 3:1 në sete.

Ky ishte takimi i 40-të i tyre, dhe këtë herë maestro zviceran ia doli të fitoj.

Të dy lojtarët treguan klasin e tyre në fushë, ndërsa Nadal tregoi se është i tillë edhe jashtë saj.

Ai në Twitter i dërgoi një mesazh Federerit duke e përgëzuar për fitoren dhe duke i uruar fat në finalen e Wimbledon.

Ja postimi i plotë i Rafael Nadal:

Ndeshja e mahnitshme, fitore e merituar nga Roger Federer. Unë kisha disa shanse, por … Roger luajti më mirë, i uroj fat në finalen e Wimbledon. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, gjithmonë fantastike të jesh këtu. Shihemi vitin tjetër./Indeksonline/.