75 Mall Live Search
14:28 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Akil Gjakova në qerekfinale të Grand Prix 2019

Xhudisti nga Kosova në një luftë të fortë, ka dalë fitues përballë zviceranit Nils Stump, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Kjo ishte fitorja e dytë për Gjakovën në ‘Grand Prix 2019’ që po mbahet në Budapest.

Rruga drejt gjysmëfinales për Gjakovën nuk do të jetë e lehtë, kur tash e pret sfida kundër japonezit Masashi Ebinuma.