Ndalet rryma në New York, 72 mijë njerëz mbesin pa energji elektrike
Një pjesë e New York në Manhattan ka mbetur pa energji elektrike.

Kjo shkaktoi probleme të shumta në qarkullim dhe po ashtu ndaloi koncertin e këngëtares së famshme, Jennifer Lopez.

Siç raportohet 72 mijë njerëz ishin pa rrymë. Nuk raportohet se ndonjë person është lënduar.

Një lexues nga ShBA-ja i ka dërguar Indeksonline disa pamje nga momenti kur pjesa e Manhattan ishte pa rrymë./Indeksonline/