75 Mall Live Search
11:08 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vritet njëri nga komandantët më të lartë të ISIS nga aksioni i forcave të ShBA-ve

Një nga komandantët më të lartë të ISIS, Thabit Sobhi Faha Al-Ahmed është vrarë.

Ai konsiderohej si Ministri i Naftës për ISIS, transmeton Indeksonline.

Komandanti i ISIS u vra pas një aksioni të Forcave Demokrative të Sirisë që u udhëhoq Shba.

Al-Ahmed ishte përgjegjës për shitjen dhe kontrabandimin e naftës nga zonat e prekura nga ISIS në Siri dhe Irak.

Po ashtu ai shihej si organizatori i politikave ekonomike të grupit terrorist. Vdekja e tij është goditje e madhe për ISIS, pasi ishte një nga zyrtarët më të lartë./Indeksonline/