75 Mall Live Search
11:17 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Juventus dhe Tottenham në garë për talentin e Romës

Nicolò Zaniolo gjithnjë e më larg Romës.

Talenti nga Torino duket se sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Romës.

Të interesuara për shërbimet e tij janë Juventus dhe Tottenham. Këta të fundit e kanë bërë edhe një ofertë 25 milionë euro plus Toby Alderweireld.

Mauricio Pochettino, trajner i finales së Ligës së Kampionëve, u dashurua me talentin e Zaniolo dhe dëshiron ta inkorporojë atë në stafin e tij sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Corriere dello Sport, transmeton Indeksonline.

Ndërsa, Juventus janë duke pritur ende për një ofertë zyrtare, ndonëse kanë shfaqur interesimin e tyre per Zaniolon.

Zonja e vjetër po e shqyrton edhe mundësinë e shkëmbimit te Higuain me talentin Italian./Indeksonline/