75 Mall Live Search
18:34 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

“Dardanët” në përkrahje të Feronikelit

Të martën nga ora 20:45 Feronikeli luan ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës uellsiane, The New Saints.

Në ndeshjen e parë kampionët e Kosovës barazuan me rezultat 2-2, rezultat ky që iu jep shpresë të madhe për kualifikim.

Për të përkrahur skuadrën në stadium do të jenë edhe tifozët e Kombëtares së Kosovës, Dardanët.

Ata kanë bërë të ditur se do të jenë në përkrahje të skuadrave shqiptare në garat ndërkombëtare.

Ky është njoftimi:

I urojmë shumë fat Feronikelit në ndeshjën e së martës kundër TNS në garat e Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë.

Feronikeli vs TNS 
16 korrik 2019, Ora: 20:45
Stadiumi “Fadil Vokrri” – Prishtinë

Dardanët gjithmonë kan përkrahur dhe do përkrahin klubet Shqiptare në garat ndërkombëtare.
Forca Nikli!

* Për të gjithë të interesuarit për të parë ndeshjën, unë posedoj një numër të biletave për ndeshje nga organizatori i ndeshjes dhe do shpërndahen të martën në ora 20:00 tek hyrjet e stadiumit.