Rrahmani e fillon me këmbë të mbarë te Hellas Verona, fiton 12-0
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani ka debutuar te skuadra e Hellas Veronës.
Mbrojtësi nga Prishtina sot është paraqitur në ndeshjen, Verona – US Primiero.
Skuadra e Serie A e fitoi këtë takim me rezultat të lartë, 12:0.
Rrahmani u transferua te Hellas Verona javë më parë nga skuadra kroate, Dinamo Zagreb. /IndeksOnline/
