75 Mall Live Search
19:29 / E Diele, 14 Korrik 2019 / indeksADMonline

Futbollisti i Kosovës i shënon Interit sapo aktivizohet

Futbollisti kosovar, Leotrim Kryeziu ka shënuar për Luganon në humbjen 1-2 kundër Interit.

Sulmuesi i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Dritës ka shënuar sapo është aktivizuar në ndeshjen miqësore.

Për Interin kanë shënuar transferi i ri Sensi dhe Brozovic.

Kryeziu është pjesë e Luganos nga viti i kaluar derisa ka luajtur edhe për Kombëtarën U19 të Kosovës. /IndeksOnline/