75 Mall Live Search
19:29 / E Hënë, 15 Korrik 2019 / indeksADMonline

Transferimi i parë i Jurgen Klopp në Liverpool do që të kthehet në Anfield

Nënshkrimi i parë i Jurgen Klopp në Liverpool, Marko Grujic, dëshiron të kthehet në Anfield dhe të bëhet një ‘lojtar i vërtetë i Reds’ këtë sezon, raporton Mirror, transmeton Indeksonline.

Grujic iu bashkua Liverpool nga Red Star Belgrade në vitin 2016, por u huazua përsëri në klubin serb për një sezon.

Ai më pas e përfaqësoi Cardiff Cityn dhe u bashkua me Hertha Berlinin, por mesfushori thotë se ai është më në fund i gatshëm të kthehet në klubin e tij mëmë dhe të përfaqësojë Liverpool./Indeksonline/