Gafa e Shkodran Mustafit bëhet virale në internet
Dje pas mesnate, Arsenali luajti një ndeshje miqësore në Amerikë përpara se të nis turneun International Champions Cup.
‘Topçinjtë’ u përballën me Colorado Rapids, në një ndeshje e cila i takoi në tërësi skuadrës së Unai Emery.
Arsenal fitoi me rezultati bindës 3-0, ku golat u shënuan nga Bukayo Saka (13’), James Olayinka (29’) dhe transferimi më i ri, Gabriel Martinelli (61’).
Por kjo sfidë u bë virale në rrjetet sociale për një arsye të pabesueshme, me protagonist Shkodran Mustafin.
A club where mustafi is your captain… this club knows how to fuck you up ? pic.twitter.com/2SkfJiO7g3
— Itodo?? (@VoiAdams) July 16, 2019
Mbrojtësi me prejardhje shqiptare u inkuadrua në fushë në minutën e 62’ dhe mori shiritin e kapitenit, të cilin e vendos në dorën e djathtë.
Shiriti i kapiteni kryesisht mbahet në dorën e majtë, por Mustafi ndoshta ka dashur ta ‘befasojë’ publikun me këtë veprim.
So Shkodran Mustafi was Arsenal captain last night…
— Metro Sport (@Metro_Sport) July 16, 2019
He couldn’t even put the armband on the right way up ? pic.twitter.com/dp64166jZE