Higuain do të mbetet te Juve, po kombinohet ‘shkëlqyeshëm’ me Ronaldon
Pas një viti huazim, fillimisht te Milani e më pas te Chelsea, Gonzalo Higuain është rikthyer në kampion stërvitor të Juventusit.
Sulmuesi portugez ka qenë i destinuar të shitet, por me ardhjen e Sarrit gjërat tashmë kanë ndryshuar.
Tekniku italian e ka për qejf Higuainin që nga koha kur e stërviste te Napoli, shkruan Indeksonline.

Sipas mediave në Itali, 31 vjeçari është duke u përshtatur shumë mirë me Ronaldon në sulm dhe kjo mund të jetë një arsye për të qëndruar.
Dyshja kanë luajtur edhe më parë së bashku kur ishin pjesë e Real Madridit.
Nëse Juventus vendos përfundimisht të mbaj Higuainin atëherë lojtari që do të sakrifikohet është Paolo Dybala. /IndeksOnline/
