Haradinaj për bashkëshorten e tij: Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme
Anita Haradinaj së fundi ka marrë pjesë në Samitin në Global Women Summit 2019 në Londër, ku edhe ka fituar çmimin “Phenomenal Global Women”.
Kjo e bëri tejet krenar edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është shprehu tejet i lumtur për bashkëshorten e tij.
Përmes një postimi një Facebook, Haradinaj ka thënë se nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme dhe që nuk dorëzohet.
“Sot, jam tejet i lumtur dhe i nderuar për shpërblimin e “Phenomenal Global Women” në Global Women Summit 2019 në Londër, që fitoi Anita. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të kesh pranë një grua të fuqishme, që nuk dorëzohet asnjëherë, e që lufton për të drejtat e grave”, ka shkruar Haradinaj.
