75 Mall Live Search
17:31 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kylie Jenner flet për veten “Jeta ime nuk është perfekte”

Ajo është kritikuar para pak ditesh në instagram për disa foto të edituara me photoshop, derisa sot ka tërhequr vëmendje me disa fjalë prekëse.

Bashkë me një foto ku si gjithmonë ajo duket në formë, ka shkruar për jetën e saj, ku shprehet se jeta e saj nuk është përfekte, dhe se gjërat që poston në instagram janë vetëm sipërfaqësore.

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time.
Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale.
Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë…Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në media sociale është vetëm sipërfaqësore.
Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetvëten…” ka shkruar ajo./Indeksonline/