Ursula von der Leyen – presidente e re e Komisionit Evropian
Politikania gjermane Ursula von der Leyen është zgjedhur sot presidente e re e Komisionit Evropian.
Ajo u votua nga 383 deputetë të Parlamentit Evropian nga gjithsej 733 sa ishin të pranishëm.
Për emërimin e Von der Leyen në këtë detyrë nevojiteshin 374 vota pro.
Ajo në këtë post pason Jean Claud-Juncker, mandati i të cilit ka skaduar pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.