Haradinaj: Dialogu me Serbinë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur votimin e Ursula von der Leyen, Ministre aktuale e Mbrojtjes së Gjermanisë, për pozitën e Presidentës së Komisionit Evropian.
Haradinaj ka shprehur besimin se KE nën udhëheqjen e saj, do të kthejë Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane, transmeton Indeksonline.
Ai ka theksuar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në arritjen e marrëveshjes për njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Me poshtë postimi i plotë:
Mirëpres votimin e znj. Ursula von der Leyen,
Ministres aktuale të Mbrojtjes së Gjermanisë, për pozitën e Presidentes së
Komisionit Evropian.
Kam besim të plotë që Komisioni Evropian nën udhëheqjen e saj, do të kthejë
Kosovën në dinamikat e plota integruese evropiane.
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë pa kushte deri në
arritjen e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe besoj se
Komisioni Evropian do të intensifikojë përpjekjet si pjesë të politikës së
zgjerimit. Jemi të bindur që zonja Ursula von der Leyen do t’i qëndrojë besnike
qëndrimit, për një Evropë unike dhe të fuqishme.
Republika e Kosovës, me gjithë specifikat dhe sfidat e saj, është e përkushtuar
që të jetë kontribuese modeste dhe vlerë e shtuar përgjatë gjithë rrugëtimit të
saj drejt Bashkimit Evropian.