75 Mall Live Search
21:33 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Feronikeli me paraqitje fantastike, 45 minuta larg kualifikimit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve ndërmjet Feronikelit dhe  TNS.

Kampionët e Kosovës kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Posedimi i topit ka qenë i barabartë derisa rastet e vetme kanë qenë për skuadrën nga Drenasi.

Në 45 minutat e parë Feronikeli ka pasur 6 goditje drejt portës ndërsa kundërshtarët asnjë.

Kujtojmë se Feronikeli kualifikohet edhe me këtë rezultat. /IndeksOnline/